Tumoret e gjëndrave të pështymes

Tumoret e gjëndrave të pështymes janë tumore kryesishte me natyrë beninje. Megjithatë, qëndrimi deritanishëm i përcjelljes së tumorit  “ WAIT AND SEE “ = Prit dhe shiqo nuk vlen më te këto patologji.

Terapia primare me pak përjashtime mbetet  heqja kirurgjikale e të gjitha tumoreve të gjëndrave të pështymes. Por, paraprakisht kërkohet një diagnostikim i mirëfillt.

Tri jane metodat kyqe për një diagnoze përfundimtare :

Me Ultrasonografi fitohet shumë informacion që ka të bej me: madhësin e tumorit, sipërfaqen e tij, densitetin dhe homogjenitetin e tumorit. Të gjitha këto na japin dëshmi për natyren e tumorit.

Ultrasonografia shpesh here mund te kombinohet edhe me FNAC ( fine needle-aspiration cytology). Sensitiviteti dhe specificiteti i FNAC mvaret shume nga patologu dhe arrin deri 95% te rasteve. Gjate FNAC fitohet informacion direkt, nëse bëhet fjalë për nje tumor solid apo me komponente cistike.

Punksion citologjik ( FNAC)

Nëse për punksion citologjik ( FNAC) përdoren gjilpëra të holla atëherë, nuk ka rrezik për shpërndarjen e qelizave tumorale as te Adenoma pleomorfe e as te tumoret malinje.

MRI tumoret malinje

Ne MRI tumoret malinje e kunderta me tumoret beninje manifestohen me kufij jo te qarte me strukturat përreth dhe shpesh nuk i respektojne kufijte anatomik. Ato anojne të grumbullojne kontrast Gadolinium ( solucion me ngjyre i cili injektohet gjate kryerjes se rezonances magnetike). Derisa N. facial ( Nervi i fytyres ) si rregull në gjëndren parotide nuk mund të kufizohet qarte, por nje infiltrim i tumorit ne Foramen stylomastoideum, bazën kockore të kafkës, strukturat muskulare dhe hapësires parafaringeale vërehen qartë.

Operacioni i parë

Operacioni i parë është vendimtar për zhvillimin e mëtutjeshem të natyrës së sëmundjes. Prandaj, për planifikimin e opcioneve kirurgjikale dhe për më shumë informacione specifike mos hezitoni të më kontaktoni.
Foto 1
foto 2
foto 3
foto 4
Foto 5
IMG_9
IMG_8
IMG_7
IMG_6