Diagnostika dhe trajtimi i gërhijtes dhe apneas së gjumit

Apnea e gjumit domethënë ndërprerje e frymëmarrjes në gjumë. Nëse e vëzhgojmë saktë bëhet fjalë për ndërprerje të përsëritur të frymëmarrjes që paraqitet në gjumë dhe zgjatë më së paku 10 sekonda apo edhe më gjatë.

Shkaktarët dhe Simptomat

Shkaktarët  janë obeziteti, anatomia e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ( hunda, goja, faringu), medikamentet, alkooli, sëmundje hormonale si hipotireoza.

Simptomat ndahen në ato që shfaqen gjatë ditës dhe natës. Gjatë ditës pacientët ankohen për kokëdhimbje dhe tharje të gojës në mëngjes, lodhje, gjendja e përgjumur, probleme në koncentrim, tension arterial të rritur.

Natën vërehën gërhitje, ndërprerje të frymëmarrjes, djersitje, çrregullime të ritmit të zemrës, tension arterial të rritur.

Diagnostika:

Poligrafia kardiorespiratore është testi që regjistron parametra respirator, kardiovaskular dhe akustikë.

Regjistrimi dhe vlerësimi i gjumit realizohet në laborator të gjumit me anë të polisomnografisë. Aty regjistrohen këto parametra: EEG, EOG, EMG, EKG, videoincizim.

Terapia përfshin:

• humbja në peshë,

• ndryshimin e stilit të jetës (këshilla për shmangien e alkoolit, nikotinës dhe kafeinës),

• ndryshimi i pozicionit të fjetjes

• aparatet orale

• trajtimi kirurgjikal ( UPPP në kombinim me Tonsilektomi, ablacion me radiofrekuencë në qiellzën e bute, rrënjën e gjuhës). Vërejtje: trajtimi kirurgjikal është pak premtues si terapi e vetme kur:

BMI > 30 kg/m2

AHI > 25

Pacientët me sëmundje kardiopulmonale dhe vaskulare
• Teknika CPAP = presion pozitiv i vazhdueshëm nazal i rrugëve ajrore me një shkallë të suksesit prej 98% është metoda më e sukseshme për trajtimin e apneas së gjumit.
Sleep
Aparatet oral
CPAP
Sinus 1
Sinus 2