Panendoskopi ose triple endoskopi ( Sinonim: endoskopia e tumorit)
esofagoskopia.Këto ekzaminime të sipërpermendura bëhen me endoskop rigjid dhe fleksibel, laringoskop dhe mikroskop. Në fund praktikohet edhe palpacioni i gojës dhe gjuhës.
Panendoskopia konsiderohet pjese integrale e evaluimit diagnostik te pacientet me kancer te traktit aerodigjestiv. Është një procedure diagnostike që kryhet në anestezion totale. Kjo procedure ka gjete zbatim te tumoret e traktit aerodigjestiv dhe sherben tri qellimeve:
Marrja e materialit
per biopsi pa dhimbje
vleresimi i opcioneve terapeutike
( p.sh. resekcioni dhe qasja operative)
Kërkimi i
ndonje tumori te dyte
Indikacionet: jane te shumta, dhe mund ti klasifikojme ne: urgjente dhe relative.
Urgjente paraqesin tumoret qe shkaktojne ngushtim/stenozim dhe ato relative siq mund te jete Karcinofobia.
Dyshimi ne tumore te cilat ne anamneze, ekzaminim klinik dhe imazherik, lokalizimi dhe vizualizimi i tyre te pacientet e zgjuar eshte i veshtire, atehere rekomandohet Panendoskopia. Ky eshte rasti sidomos te karzinomat e hipofaringut ose ato ne pjesen e siperme te esofagut.
Te metastazat cervikale ne nyjet limfatike, pa lokalizimin e tumorit primar
( CUP= Carcinoma of unknown primary) atëherë përveq Panendoskopis zgjerohet procedura diagnostike edhe me Tonsilektomi dhe multiple biopsi nga unaza e Waldeyer-it. Por edhe ne follow-up te tumoret per kontrol te efikasitetit te terapise ( mbas radiokemoterapise) vendoset indikacioni per Panendoskopi.
Në fund të procedures te Panendoskopis duhet te percaktohen opcionet e terapise nga kirurgu dhe te dokumentohet klasifikimi sipas TNM ( aktual edicioni i 8-te sipas UICC dhe AJCC) dhe rasti te prezentohet ne konferencen javore interdiscipinare ne Tumorboard. Ne edicionin e 8-te te TNM vlen te theksohet si shtese kapitulli i ri me tumoret orofaringeale pozitive me HPV+ ( Humanes Papillomavirus).
Roli i HPV ( Humanes Papillomavirus) ne onkologjine e Kokes dhe qafes
Pervec ketyre nje role gjithmone e me te madh luajne edhe infeksionet me humanes Papillomavirus ( HPV) sidomos ne shfaqjen e karcinomave te orofaringu
Karcinoma e orofaringut
dukshemne renie, kemi nje rritje te karcinomave te orofaringut me HPV+. Ne SHBA, ne periudhen kohore nga viti 1988 deri 2004 eshte rritur numri i karcinomave te orofaringut HPV+ per 200%, derisa ne periudhen e njejte kohore numri i HPV- eshte zvogeluar per 50%. Kjo mund te shpjegohet, nder te tjera, me ndryshime ne sjelljen seksuale te popullates sepergjithshme. Pacientet me karcinoma te orofaringut HPV+ paraqesin klinikisht nje nengrup: ata jane ne rregull ne moshe te re dhe paciente qe nuk konsumojne duhan.
Karcinomat asociacion me HPV+ jane me keq te diferencuara dhe kane shkalle me te larte
temetastasave ne nyjet limfatike ne krahasim me tumoret HPV-. Megjithese karcinomat me HPV+ ne regjionin e koke/qafes tregohen dukshem me agresive, eshte positiviteti i HPV sidomos te karcinomat e orofaringut nje prediktor pozitiv i shkalles se mbijeteses.
Perveq kesaj edhe ekspresioni i biomarkerave si p16, p53 dhe EGFR duket gjithashtu qe e
ndikon prognozen e semundjes
Humanes Papillomavirus
Prevalenca e tumoreve te koke/qafes me HPV sillet perafersisht 20-25%. Vertetimi
apodetektimi i HPV eshte sidomos ne karcinomat e qiellzes se bute dhe rrenjes se gjuhes. Gjithashtu HPV mundet te gjindet ne 1% edhe ne pacientet e shendoshe. Qelizat tumorale te infektuara me HPV eksprimojne tre onkogjene virale, te cilat per karzinogjenez jane me domethenie te madhe: E5, E6 dhe E7.
Ne botimin e 8-te te klasifikimit sipas TNM ne kapitullin e „Karcinomave te orofaringut „
eshte futur nje klasifikim i ndare T dhe N mvaresisht nga statuti i HPV. Keto ndryshime ndikojne ne stagingun e tumorit dhe qojne te nje reduktim i stadit klinik te tumorit te HPV+ posaqerisht N+. Qellimi i ndryshimit eshte, prognoza e mire e tumoreve me HPV+ ( shkalla e larte e reagimit ndaj trajtimit me radiokemoterapi) ne krahasim me tumoret HPV-. Te bashkangjitur keni nje video te Panendoskopis ne gjuhen gjermane: http://dx.doi.org/10.1055/s-0035-1555632