Dr. med. univ. Arsim Thaqi

Otorinolaringolog

Ne sot mundë të realizojmë operacione me teknikën endoskopike, që dy dekada më parë as që ka qenë e mundur të mendohet. Jam kthyer në Kosovë të ofrojë trajtim optimal të pacientëve në nivel modern internacional. Shëndeti juaj është prioriteti im
Trajtime të Hundës
Trajtime të sinusëve

Dr. med. univ. Arsim Thaqi

Specialist i Otorinolaringologjisë / Subspecialist i mjekësisë së gjumit
  • 1997-2005 studimet e mjekësisë në Universitetin e Graz-it, Austri
  • 2006-2011 specializant në Otorinolaringologji Prof. Dr. Werner Heppt
    (Städtisches Klinikum Karlsruhe, Gjermani)
  • 2011 Specialist i Otorinolaringologjisë në Freiburg, Gjermani
  • 2013 Subspecialist i mjekësisë së gjumit ( Somnolog) në Reutlingen, Gjermani
  • 2014-2017 kryemjekë dhe zëvendësdrejtor në Schwarzwald-Baar Klinikum, Villingen-Schwenningen, Gjermani
  • 2018-2021 udhëheqës i departamentit të Otorinolaringologjisë Spitali Otrila, Prishtinë
  • 2020 tutor dhe konsulent në kompaninë Karl Storz dhe Sinus Academy në Gjermani
  • 2022 drejtor i departamentit të Otorinolaringologjisë UNITED HOSPITAL, Prishtinë
Nivel i lartë i ekspertizës kirurgjikale bazuar në:
  • Edukimi im 11 vjeçar në 3 klinika të ndryshme në Gjermani pranë profesorëve me famë ndërkombëtare, pionier në fushën e endoskopisë ( Prof. Dr. Rainer Weber),më ka dhënë mundësinë të trajnohem si ekspert në fusha te caktuara si vijon:
  • Kirurgjinë endonazale endoskopike të sinuseve FESS dhe bazës së kafkës
  • Asistent përafërsisht në 3000 operacione nën mbikëqyrjen e Prof. Dr. Rainer Weber nga viti 2006 deri 2013 në Städtisches Klinikum Karlsruhe, Gjermani
  • Asistent në 80 operacione pranë Prof. Dr. Heinz Stammberger në Graz, Austri (pionier i kirurgjisë endonazale endoskopike botërore).
  • Trajtimi kirurgjik i gërhitjes dhe apneas së gjumit nën drejtimin e Dr. Matthias Berger nga viti 2011 deri 2013 në Städtisches Klinikum Karlsruhe, Gjermani
  • Edukim dhe trajnim i vazhdueshëm pranë Sinus Academy në Tübingen dhe Berlin, i ftuar si folës dhe kirurg trajnues nga kompania Karl Storz ( dy herë në vit).
  • Numri aktual i operacioneve personale me teknikën FESS = 2900.

SINUS ACADEMY

Dr. Arsim Thaqi

Dr. Arsim Thaqi është pjesë e Sinus Academy me seli në Berlin. Është bashkëpunëtor me Prof. Rainer Weber dhe është i specializuar në kirurgjinë endoskopike të sinuseve prej shumë vitesh.

Më kontakto