Functional endoscopic sinus surgery FESS

Rhinosinusiti kronik me ose pa polipe ( CRSwNP/ CRSsNP)

Nëse trajtimi medikamentoz dështon ti përmirësoj simptomat e inflamacionit kronik të sinuseve, atëherë mund të praktikohet operacioni me tekniken endonazale endoskopike = FESS.

Përparësia kryesore është fakti që operacioni kryhet përmes zgravrave të hundës, pa pas nevojë për prerje nga jashtë.

Procedura operative kryhet në anestezion total me përdorimin e endoskopëve.

Para operacionit kërkohet një CT e sinuseve paranazale.

01

Pacienti

Trajtim

03

Koha

Diagnostifikim

02

Roli ynë

Trajtimi adekuat

04

Përcaktimi

Planifikimi

Trajtimi i rrjedhjes së lëngut cerebrospinal CSF-Fistula

Trauma e bazës së kafkës rezulton në rrjedhjen e lëngut cerebrospinal që mund te komplikohet me meningjit apo encefalit. Shkaktarët kryesor janë trauma ( aksidenti në komunikacion), iatrogjen gjate operacionit te sinuseve apo format spontane.

Trajtimi i mukocelave dhe mukopyocelave

Mukocelat formohen nëse drenimi i sinusit është i penguar, që rezulton në formimin e një qesës të mbushur me lëngë (mucus) mbrenda sinuseve. Nëse mbrendia e mbushur me lëngë pezmaton vjen deri te mukopyocela.

Trajtimi i meningocelave dhe meningoencephalocelave

Meningocelat dhe meningoencephalocelat formohen nga futja e meningjeve apo trurit përmes një defekti të bazës së kafkës në kavitetin nazal.

Trajtimi i tumoreve beninje: Inverted Papilloma dhe Osteomave

Inverted papilloma është tumor beninj që rrall transformohet në tumor malinj ( 4% të rasteve).

Principi i operacionit bazohet në teknikën endoskopike që mundëson edhe prezantimin preciz të origjinës të tumorit.

Teknika endoskopike ka shkallën më të ulët të morbiditetit dhe të komplikimeve sesa operacioni me prerje nga jashtë.

Osteomat janë tumore beninje që karakterizohen me rritje të ngadalshme.

Vetëm në raste kur shkaktojnë simptoma atëherë rekomandohet operacioni.

Trajtimi i angiofibromes juvenile = JNA

Angiofibroma juvenile është tumor beninj por me rritje lokale agresive dhe shkatërruese.

Tumori del nga foramen sphenopalatinum dhe zgjerohet në drejtim të nasofaringut, të sinuseve paranazale, të orbitës, bazës së kafkës dhe endokranial.

Aktualisht trajtimi kirurgjik mbetet zgjidhja e vetme.

Trajtimi i tumoreve malinje ( Squamous Cell carcinoma, Adenocarcinoma)

Në raste kur pacientët ankohen për simptoma të njëashme në hundë, gjakderdhje, dhimbje te forta të kokës dhe në fytyrë, mpirje në fytyrë, vështirësi në lëvizjen e syrit atëherë duhet pa humbur kohë të konsultohet mjeku otorinolaringolog. Tumori del nga foramen sphenopalatinum dhe zgjerohet në drejtim të nasofaringut, të sinuseve paranazale, të orbitës, bazës së kafkës dhe endokranial.

Aktualisht trajtimi kirurgjik mbetet zgjidhja e vetme.
Sinuset
Sall 1
fes 2
Fes 1
IMG_0021