Operacioni i kanalit të lotit përmes vrimave natyrale të hundës me teknikën endoskopike ( Dacryocystorhinostomi):
zakonishtë pacientët ankohen për rrjedhje të lotit në faqe ( Epiphora) me irritim të lëkurës.
Ekzaminimet preoperative kryhen nga mjekët oftalmolog dhe përfshijnë vërtetimin apo përjashtimin e diagnozave të cekura:
- sëmundjet e konjunktivës
- sindromi i syrit të thatë
- sëmundjet e kapakut të syrit
- blefaritis
- obstrukcion apo stenoz e kanalit nasolacrimal
Shkalla e suksesit me teknikën endonazale endoskopike sillet nga 87% -95% dhe kjo varet nga përvoja e kirurgut.
Teknika endoskopike me aplikimin e flapit mukozal me gërshetim ( bipedicled mucosal flap) zgjatë afër 35 minuta dhe kryhet në anestezion të përgjithshëm.