Humbja e shqisës së nuhatjes ( Anosmia) pas infeksioneve me Covid-19. Gjëja më e rëndësishme është të kërkoni trajtim nga mjeku otorinolaringolog sa më shpejt të jetë e mundur. Është shumë më lehtë të trajtohet anosmia brenda dy javësh mbas shërimit nga infeksioni me Covid-19. Megjithatë, shumë njerëz presin muaj, ndonjëherë edhe më gjatë, për të kërkuar ndihmë dhe në atë moment gjendja është më e vështire për tu trajtuar.
Ka trajtime në dispozicion – duke përfshirë
1) stërvitjen e nuhatjes ( olfactory training),
2) shpërlarjen e hundës me kortikosteroid lokal (Budesonid, Mometazon) dhe
3) doza të larta të Omega-3-për të ndihmuar në rikthimin e shijes dhe aromës pas infeksionit me Covid-19.
Unë ju këshilloj: ndiqni rekomandimet nga shkencëtaret, provoni gjërat që janë vërtetuar dhe qëndroni larg nga të tjerët. Shëndeti juaj është prioriteti im !