Këshilla

Kjo pyetje më shtrohet shumë shpesh nga pacientët.

Duke u referuar në publikimin e fundit të datës 7 janar 2022 në revistën mjekësore THE LANCET mund të konkludoj që operacioni është shumë më efikas sesa trajtimi medikamentoz.

Për fat të mirë shumica e pacientëve trajtohen me sukses me operacion. Teknika FESS është standard në trajtimin kirurgjik të sinuseve.

Zgjedhja e terapisë medikamentoze adekuate, pyetja për trajtim kirurgjik apo trajtimi me të ashtuquajtura Biologika kërkon gjithmonë një përzgjedhje individuale.

Por kujdesi dhe trajtimi mbas operacionit për një kohë si dhe bashkëpunimi mjek-pacient zë një rol të pazëvendësueshëm në suksesin e operacionit.

Shëndeti juaj është prioriteti im !

Tags: